Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Akuzat për tentativë për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro do të paraqitet para Gjykatës së Lartë
👁7680
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro do të paraqitet para Gjykatës Supreme të Brazilit javën e ardhshme në gjyqin e tij për një “tentativë grushti shteti”. “Mbikëqyrja e të pandehurve do të fillojë më 9 qershor”, tha të hënën gjyqtari Alessandre de Moraes, që do të gjykojë cështjen ndaj ish-presidentit. Bolsonaro, 70 vjeç, akuzohet për drejtimin e një “organizate kriminale” që komplotoi për ta mbajtur atë në pushtet pavarësisht humbjes së tij zgjedhore nga presidenti aktual i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, në tetor 2022. Top Channel