Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Akuzat për bllokadë humanitare/ Izraeli ‘shënjestron’ Macronin për ‘kryqëzatë kundër shtetit hebre’: Gënjeshtër e hapur!
👁12040
Izraeli ka akuzuar presidentin francez Emmanuel Macron për ndërmarrjen e një “kryqëzate kundër shtetit hebre”, pasi ai u bëri thirrje vendeve evropiane të ashpërsojnë qëndrimin e tyre ndaj Izraelit nëse situata humanitare në Gaza nuk përmirësohet. “Nuk ka bllokadë humanitare. Kjo është një gënjeshtër e hapur”, tha ministria e jashtme e Izraelit në një deklaratë, duke mbrojtur përpjekjet e saj për të lejuar ndihmën. “Por, në vend që të ushtrojë presion mbi terroristët xhihadistë, Macron dëshiron t’i shpërblejë ata me një shtet palestinez. Pa dyshim, dita e tij kombëtare do të jetë 7 tetori”, thuhet më tej në deklaratë. Duke folur gjatë një vizite shtetërore...