Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në Universitet, Policia e Vlorës sqaron ngjarjen: Morëm njoftim se 30-40 persona të moshave të ndryshme po pengonin mësimin!

Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në Universitet, Policia e Vlorës sqaron ngjarjen: Morëm njoftim se 30-40 persona të moshave të ndryshme po pengonin mësimin!

Policia e Vlorës ka reaguar pas denoncimi të PD të këtij qarku për praninë e forcave të rendit në ambientet universitare, “duke argumentuar se një veprim i tillë mund të krijojë presion dhe frikë te studentët që kërkojnë të shprehin qëndrimet e tyre”. Përmes një njoftimi zyrtar policia e Vlorës sqaron se prania e efektivëve në ambientet e universitetit ka ardhur pas kërkesës së administratorit të universitetit se një grup personash po pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor. “Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen punonjës të Policisë në ambientet e brendshme të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, sqarojmë se: Rreth orës 11:51, administratori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, ka njoftuar Sallën Operative të DVP Vlorë për praninë e një grupi...