Akuza të rënda ndaj ish-drejtoreshës së SHISH/ Zogaj: SPAK të ndalë rrjedhjen e informacioneve

Akuza të rënda ndaj ish-drejtoreshës së SHISH/ Zogaj: SPAK të ndalë rrjedhjen e informacioneve

Në lidhje me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra” të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, të ekzekutuara mbrëmjen e së martës, analisti Preç Zogaj ka reaguar në emisionin “Trialog”, duke e cilësuar rastin si të pashembullt dhe me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Zogaj theksoi se akuzat ndaj ish-drejtoreshës së SHISH janë të rënda, pasi lidhen drejtpërdrejt me kreun e një institucioni që ka për detyrë të mbrojë sigurinë kombëtare. “Janë dy vepra penale shumë të rënda nga vetë kreu i SHISH, i cili duhej të ishte pararojë e sigurisë kombëtare. Madje ajo është e veshur me mitin se ky institucion mbron edhe pa e parë kush. Këtu kjo është e rëndë, sepse jo vetëm që nuk është në rolin që...