Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Akuza për manipulime dhe presion mbi votuesit, PD-ASHM kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Shkodër
👁4529
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka paraqitur një tjetër ankesë pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës dhe përsëritjen e tyre në të gjithë territorin e këtij qarku. Sipas kësaj force politike, procesi zgjedhor është dëmtuar rëndë për shkak të manipulimeve të kryera nga institucionet shtetërore, të cilat, në vend që të ruanin neutralitetin, janë përfshirë në mbështetje të forcës qeverisëse. PD-ASHM pretendon se zyrtarë vendorë dhe përfaqësues të ministrive kanë shpërndarë favore, ushtruar presion dhe kanë kërcënuar votuesit e opozitës. Në deklaratën e tyre theksohet se...