Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, në garë edhe një prokuror i SPAK-ut

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, në garë edhe një prokuror i SPAK-ut

Është zyrtarizuar lista e kandidatëve që do të garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa procesi pritet të zhvillohet nën drejtimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, në garë janë pesë kandidatë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e saj të dytë, Arta Marku, ish-Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, Ylli Pjetërnika, Rovena Bozo, prokurore në Prokurorinë e Tiranës, si dhe Adnan Xholi, prokuror i SPAK-ut. Ndërkohë, kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, kishte depozituar më herët kandidaturën e tij, por më pas është tërhequr nga gara. Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm u çel nga KLP, pasi në muajin dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit aktual, Olsian Çela, duke hapur rrugën për përzgjedhjen...