Zvërneci, Balla nga PE: Nuk ka leje për investimin, do të vlerësohet ndikimi mjedisor! Sillni delegacion faktmbledhës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur në Parlamentin Europian edhe për investimin në Zvërnec dhe aeroportin e Vlorës. Balla tha se në vendin ku aktualisht po ndërtohet aeroporti i Vlorës, ka pasur me parë një aeroport të ndërtuar nga italianët. Sipas Ballës, nuk është ndikimi mjedisor shkaku për kundërshtimin e ndërtimit të aeroportit në Vlorë, por konkurrenca nga vendet fqinje. Më tej Balla ftoi eurodeputetët e Parlamentit Europian që të krijonin një mision faktmbledhës, për të parë nga afër si është situata në Zvërnec dhe në vendin ku është ndërtuar aeroporti. “Nga Parlamenti i Shqipërisë edhe unë jam regjistruar të them 2 fjalë lidhur me këtë temë. Është bërë qëllimisht që 2 parqet, i Vjosës dhe i Nartës të ‘bashkohen’...
Burimi:
sot.com.al