Zjarri u afrohet shtëpive/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja emergjente nga ajri

Zjarri u afrohet shtëpive/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja emergjente nga ajri

Situatë alarmante po kalon qyteti i Krujës, ku vatrat e zjarrit po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”. Flakët po ushqehen nga erërat dhe bimësia e tharë, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive. Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen.