Kumbulla një nga transferimet më të bujshme të kuqezinjve, Muçi i pasigurt te Trabzonspori

Kumbulla një nga transferimet më të bujshme të kuqezinjve, Muçi i pasigurt te Trabzonspori

Adriatik BALLA Kuqezinjtë që janë ende të pastabilizuar për sezonin e ri po presin ofertat më të mira në treg para se të marrin vendimin përzgjedhës përfundimtar. nga emrat më të lakuar janë Armando Broja, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi. Sipas mediave turke, e ardhmja e Ernest Muçit te Trabzonspor mund të rihapet si çështje në varësi të lëvizjeve të klubit në merkato. Situata e futbollistit shqiptar lidhet me limitin e lojtarëve të huaj në kampionatin turk. Trabzonspor po punon për transferimin e një mesfushori të huaj në pozicionin e “numrit 6”, por një lëvizje e tillë mund të krijojë probleme me kuotën e të huajve në skuadër. Në këtë skenar, drejtuesit e klubit mund të detyrohen të rishikojnë situatën e disa prej futbollistëve aktualë....