“Vuçiç dhe Rama, janë në kushtet e mbijetesës politike”/ Zhulali: Kryeministri është sot më i izoluar se kurrë, por…

“Vuçiç dhe Rama, janë në kushtet e mbijetesës politike”/ Zhulali: Kryeministri është sot më i izoluar se kurrë, por…

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ilda Zhulali, e ftuar ne nje studio televizive deklaroi se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç ndodhen në kushte të vështira politike dhe, sipas saj, po përdorin njëri-tjetrin për të mbijetuar politikisht. “Bëjnë një lojë, një tango politike me njëri-tjetrin për të mbledhur vëmendje dhe për t’u thënë aleatëve strategjikë: ne e ndezim Ballkanin po të duam, por edhe e shuajmë zjarrin po të duam”, u shpreh Zhulali. Ajo kritikoi qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj Serbisë, duke e cilësuar hapjen e një konsullate serbe në Shkodër si provokim ndaj Shqipërisë. Zhulali akuzoi gjithashtu qeverinë shqiptare se nuk ka reaguar për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke u shprehur se rreth 40 mijë persona u janë pasivizuar adresat. Sipas saj,...