Zjarri “përpin” kodrën mes Priskës dhe Farkës, ndërhyrje urgjente nga ajri
Zona e Priskës së Madhe në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë, 12 gusht, ndërsa zjarri është aktivizuar më së shumti në kodrën që ndan Priskën nga Farka. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me helikopter. Behet me dije se një prej mjeteve zjarrfikëse ka hasur vështirësi për të hyrë në zonë, për shkak të terrenit të vështirë. Situata paraqitet shqetësuese për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Rreziku është që zjarri të përparojë në drejtim të zonave të banuara. “Janë 4-5 grupe të shpërndara të zjarrfikësve që prej orësh po punojnë për shuarjen e flakëve”.
Burimi:
sot.com.al