Zjarri përfshin një sipërfaqe toke në Gjirokastër, izolohet përhapja e mëtejshme e flakëve
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme (31 korrik) në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi mori njoftim për një zjarr në lagjen Zinxhira, ku po digjeshin ferra, barishte dhe mbeturina. Me mbërritjen në vendngjarje, grupi i shërbimit ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe duke mos lejuar përhapjen e flakëve. Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri u vu plotësisht nën kontroll dhe u shua pa shkaktuar dëme.
Burimi:
sot.com.al