Zjarri në Krujë, Bashkia jep urdhër evakuimi për banorët e Barabit dhe Llubanit, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Zjarri në Krujë, Bashkia jep urdhër evakuimi për banorët e Barabit dhe Llubanit, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Situata e zjarrit në Krujë ka detyruar autoritetet të marrin masa emergjente për mbrojtjen e banorëve. Bashkia Krujë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të zonës Barabit-Lluban, ndërsa strukturat e emergjencave, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për realizimin e evakuimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Njoftimi nga Bashkia Urdhër për evakuim të menjëhershëm në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë. Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile...