Zjarri ‘mbërthen’ kodrat e Tushemishtit/ Situata del jashtë kontrollit

Zjarri ‘mbërthen’ kodrat e Tushemishtit/ Situata del jashtë kontrollit

Një zjarr përfshiu mbrëmjen e së hënës kodrat mbi fshatin Tushemisht, në Pogradec. Pas marrjes së njoftimit, forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi ndërhynë menjëherë, duke izoluar flakët dhe shuar vatrën, e cila rrezikonte të përhapej me shpejtësi. Institucionet u bëjne apel qytetarëve të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri të konstatuar dhe të tregohen të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve apo hedhjen e cigareve, pasi ditët në vijim priten temperatura shumë të larta.