Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, të favorizuara nga era. Operacionit i janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore. Fatmirësisht, zjarri ndodhet larg qendrës së banuar, por banorët thonë se terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve që të çojnë në parcela po e vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Për shkak të erës së fortë, flakët po avancojnë në drejtim të depove të ujësjellësit që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Fierit dhe zonën industriale, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit...
Burimi:
opinion.al