“Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

“Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

Shqipëria do të vazhdojë me projektin e një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, në një pjesë të izoluar të bregdetit ballkanik, pavarësisht protestave të vazhdueshme për ndikimin e tij në mjedis, deklaroi të hënën për Reuters kryeministri Edi Rama. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Tiranë dhe në bregdetin jugor, ku është propozuar ndërtimi i resortit, duke kërkuar anulimin e projektit për shkak të ndikimit që ai mund të ketë mbi një zonë të mbrojtur ligatinore, ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku breshkat e detit vendosin vezët e tyre. Flamingoja është shndërruar në simbolin e lëvizjes protestuese: demonstruesit mbajnë flamingo rozë të fryra dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingove”. Rama nuk është lëkundur nga protestat, duke...