Zhupa: Qeveria shkel ligjin që miratoi! Çon fadromat në Vlorë në mes të sezonit turistik

Zhupa: Qeveria shkel ligjin që miratoi! Çon fadromat në Vlorë në mes të sezonit turistik

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë se po dëmton turizmin dhe ekonominë lokale me aksionet e ndërmarra në Vlorë, në kulmin e sezonit veror. Në një postim në rrjete sociale, Zhupa shkruan se vetëm pak javë pas miratimit të ligjit që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, makineritë e shtetit janë rikthyer në terren, duke krijuar, sipas saj, zhurmë, pluhur dhe kaos. Deputetja kujtoi se gjatë diskutimeve në Komisionin për Turizmin kishte ngritur shqetësimin se qeveria mund të mos e zbatonte vetë ligjin që propozoi. Sipas saj, zhvillimet e fundit në Vlorë e kanë vërtetuar këtë paralajmërim. “Çfarë vlere ka ky ligj, kur qeveria e konsideron veten mbi ligjin? Si ka mundësi që...