Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
Mjaft qytetarë janë mbledhur edhe në Elbasan këtë të shtunë, protestë e cila nisi kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit duke kaluar në pika të tjera që edhe Elbasani kërkon ti ndryshojë. Dita e djeshme ishte dita e parë e protestës në këtë qytet duke pasur dhe më pak protestues, ndërsa sot shihet një numër më i lartë i pjesmarrësve. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar të drejtat e tyre, përfshirë të rinj, të moshuar e të vegjël.
Burimi:
sot.com.al