Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla, procedohet kryeplaku i fshatit
Policia ka goditur një rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kroni i Madh, Vau i Dejës. Shtetasit Agetina dhe Pal Pepaj, vëlla e motër, janë arrestuar pasi dyshohet se kultivuan 308 bimë dhe fidanë kanabisi. Në kuadër të operacionit të koduar “Monitorimi”, policia ka asgjësuar bimët narkotike të gjetura në terren, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë edhe kryeplaku i fshatit dhe vrojtuesi i pyjeve, të dyshuar për shpërdorim detyre. “Finalizohet operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëlla e motër), të dyshuar si autorë të kultivimit të një numri të konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, në fshatin Kroni i...
Burimi:
sot.com.al