Zbardhet pasuria e deputetëve socialistë të Edi Ramës, nga depozitat e majme bankare te shpërblimet e bordeve dhe…
Qëndrimi në pushtet për më shumë se tre mandate duket se u ka sjellë përfitime të mëdha financiare socialistëve. Një investigim i detajuar i mbështetur në të dhënat zyrtare të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe publikimet e Open Data Albania zbulon një rritje marramendëse të pasurisë së zyrtarit të lartë publik, Arbjan Mazniku. Në vitin 2013, kur hyri për herë të parë në administratën shtetërore si Zëvendësministër i Arsimit, Mazniku deklaronte një pasuri totale prej rreth 197,000 Eurosh. Aso kohe, pasuria e tij përbëhej kryesisht nga një apartament banimi i vlerësuar në 70,000 Euro në bashkëpronësi me bashkëshorten, një banesë dytësore dhe një sipërfaqe ullishteje. Mirëpo, deklarata më e fundit e pasurisë për vitin 2025...
Burimi:
sot.com.al