Zbardhet “Besa” e Ramës, 7 rregullat e mandatit të katërt
Në dokumentin me 39 faqe, BESA, të cilin kreu i qeverisë Edi Rama ua dorëzoi dje të tijve në mbledhjen e grupit dhe kabinetit, theksohet se ky është Dokumenti Strategjik i kthesës së mandatit të katërt. Top Channel zbardh këtë dokument, i cili sipas Ramës përcakton diagnozën, objektivin, aftësitë që duhet të ndërtojë qeverisja, mekanizmat e zbatimit, arkitekturën e përgjegjësisë, testin e parë dhe mënyrën e matjes. “Nuk është program sektorial, rregullore administrative apo dokument komunikimi”, thuhet në të. “Dokumenti i drejtohet qeverisë, administratës dhe familjes sonë politike, por parimet dhe mekanizmat e tij duhet të përballen edhe me publikun, komunitetet profesionale, shoqërinë civile, universitetet dhe brezin e ri. Zbatimi i tij nuk matet nga miratimi i tekstit, po nga ndryshimi i mënyrës si merren,...
Burimi:
ntv.al