Xhama te thyer dhe shkopinj gome, çfarë ndodhi mbrëmë në protestën para Komisariatit
Mbrëmjen e djeshme, pas tubimit paqësor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta mori një karakter agresiv pas marshimit deri në komisariatin numër 3. Një numër i konsiderueshëm protestuesish, u vendosën përpara këtij institucioni të Policisë së Shtetit për shkak se aty ndodhen një pjesë e të arrestuarve pas incidenteve të ndodhura të enjten para dhe gjatë seancës plenare në Kuvend. Gjatë qëndrimit para komisariatit, disa protestues, një pjesë të cilëve të maskuar, kanë sulmuar vandalisht ambientet e komisariatit, duke thyer xhamat dhe orendi që ndodheshin në holl. Fillimisht dhjetëra prej tyre u vendosën te dera e komisariatit, ku ndodheshin 3 efektivë, që po përpiqeshin të negocionin nëpërmjet xhamit, duke bërë thirrje që të zmbrapseshin. Por kjo nuk ndodhi, pasi një numër protestuesish të maskuar dolën...
Burimi:
ntv.al