Wendt shpalli prioritetet/ Alibeaj: Zëri i Ambasadës së SHBA-së i ka munguar Shqipërisë! Në PD kanë kapur thikat dhe…
Ish-ministri Enkelejd Alibeaj ka përshëndetur raportimin para Senatit amerikan të kandidatit të nominuar prej Presidentit Donald Trump për Ambasador të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televizive Alibeaj është shprehur se politikës shqiptare dhe publikut i ka munguar zëri i Ambasadës së SHBA-së, gjatë këtyre viteve që në vendin tonë nuk ka pasur një ambasador amerikan. “Në fakt duhet të pranojmë situatën që, po u bënë shumë kohë që nga koha kur nuk ka një ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri prezent. Zëri i ambasadës, se nuk do thosha zëri i Shteteve të Bashkuara, por zëri i Ambasadës i ka munguar edhe publikut, por dhe i politikës shqiptare dhe të gjithë e kemi ndjerë këtë lloj mungese...
Burimi:
sot.com.al