Vrau çiftin e të moshuarve, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka kërkuar dënimin me 30 vite burg për Thoma Mastorën, i akuzuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 maj 2024 në fshatin Bodrishtë të Dropullit, ku çifti i moshuar u gjet i vrarë në banesën e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, pas përfundimit të hetimeve dhe shqyrtimit gjyqësor, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Thoma Mastora është fajtor për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Shkak për vrasjen u bë një konflikt i çastit në banesën e të moshuarve që përshkallëzoi në përdorimin e sendeve të forta. Pas vrasjes,...
Burimi:
gijotina.com