Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave/ Hita telegram komisariateve, zbardhen porositë: Zero tolerancë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shpërndarë një telegram në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë në vend, duke kërkuar masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla dhe në perimetrin e sigurisë së tyre. Në dokumentin e siguruar, Hita ngre shqetësimin për disa ngjarje të rënda të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor. Telegrami evidenton si problem kryesor shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, por edhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta. Kreu i...
Burimi:
sot.com.al