No Image Available

“Vlora të niset në Tiranë”/ Protestuesi emigrant, nga sheshi: ’97-ta nuk duhet të përsëritet, por s’duhet të përçahemi

Një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia mori fjalën gjatë protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, ku ndau përvojën e tij personale dhe bëri thirrje për pjesëmarrje më të madhe qytetare në tubimet e ardhshme. Duke kujtuar ngjarjet e fillimit të viteve ’90, ai deklaroi se kishte qenë pjesë e protestave të para në Vlorë. Emigranti tregoi se familja e tij ishte përballur edhe me episode të dhunshme. “Para 31 vitesh e nisa protestën në qytetin e Vlorës. U rrahëm nga klikat berishiste, por protesta jonë u vodh nga këta që janë sot. Në shtëpinë time më bombarduan me tritol dhe granata. Në ’97-ën me djalin dhe nusen u nisëm përtej Adriatikut. I rritëm fëmijët me dashurinë për gjuhën shqipe. ’97-ta nuk duhet të...