Vila në Dhërmi, email-i i vartëses së Ballukut: Po të dërgoj fotot e Belës, ka vizatuar dhe ku do bëhet pishina

Vila në Dhërmi, email-i i vartëses së Ballukut: Po të dërgoj fotot e Belës, ka vizatuar dhe ku do bëhet pishina

Komunikimet e vartësve të Ballukut, dëshmojnë se ato ishin në dijeni të plotë dhe me detaje të faktit që shefja e tyre posedonte një vilë në Dhërmi. Viola Haxhiademi, drejtoreshë e Departamentit Administrativ në Albcontrol, një emër që e ka shoqëruar Ballukun dhe kur ajo u bë pjesë e qeverisë, e dëshmon qartë në një komunikim me motrën e saj Dorela, se vila e Belës do të jetë ngjitur me atë të familjes së saj Në datën 13.02.2018, në orën 20:27, nga adresa e postës elektronike [email protected], dërgohet email në drejtim të postës elektronike “[email protected]”. Email-i ka përmbajtjen: “Zemër, Po të dërgoj fotot e Belës që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Të kam dërguar dhe planin e projektit për te parë për cilën bëhet...