Vijon marshimi/ Protestuesit ulen para Parlamentit, thirrje të forta: Parlamenti i krimit

Vijon marshimi/ Protestuesit ulen para Parlamentit, thirrje të forta: Parlamenti i krimit

Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa janë ulur para Parlamentit dhe kanë thirrur njëzëri: “Parlamenti i krimit”. Pas mbylljes së fjalimeve të tyre para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. Qytetarët kanë bërë thirrje për revolucion, ndërsa kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në protestën e ditës së sotme, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësit e qeverisje në këto vite. “PD, PD klysha komunistësh”, “Edi Rama SPAK-you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, këto janë disa nga thirrjet e protestueve. Kjo është protesta e 39-të rrradhazi ku shqiptarët mes pankartave dhe mesazheve ironizuese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Rama.