Vihet në pranga 32-vjeçari shqiptar në Itali/ Pas kontrollit në banesën e tij, policia gjen 1.2 kg kokainë në jastëk
Një shtetas 32-vjeçar me origjinë shqiptare, që banonte në lagjen Bolzaneto të Xhenovës është vënë në pranga nga forcat policore italiane. Karabinierët, pasi e identifikuan këtë shtetas, zhvilluan edhe një kontroll pasues në shtëpinë e shqiptarit, siç raportohet nga mediat italiane. Kontrolli çoi në sekuestrimin e 1.2 kg kokainë të fshehur brenda një jastëku në dhomën e gjumit, 1,200 euro në para të gatshme dhe materiale paketimi. Pas përfundimit të procedurave formale, 32-vjeçari u transferua në burgun Marassi të Xhenovës në pritje të një seance dëgjimore.
Burimi:
sot.com.al