Vangjel Tavo në përgjimet e dosjes Aruba, trafikantët plan për të rrëmbyer Gjirin e Gramës

Vangjel Tavo në përgjimet e dosjes Aruba, trafikantët plan për të rrëmbyer Gjirin e Gramës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e njohur si “Aruba”, personazhet e së cilës, rezultojnë të përfshirë në pastrim parash e trafik droge. Sipas një dokumenti të publikuar nga weblajm.com, rezulton se në përgjime është kapur edhe kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, i cili gjatë vitit 2024 komunikon me një prej këtyre shtetasve me fjalët: “Unë jam Vangjel Tavo, numrin ma dha Muli.” Lidhur me këtë bisedë, SPAK shprehet se nuk ka konstatuar elementë të veprës penale, por thekson se: “Evidentohet me interes fakti se shtetasi Vangjel Tavo, kryetari i Bashkisë Himarë, thotë se numrin ia ka dhënë Muli.”. Në përfundim të bisedës, L.B. i thotë Vangjel Tavos se do të kërkojë ta takojë. Ndërkohë, po sipas dosjes, rezulton se në...