UGSH kundër rregullores së re të GJKKO-së: Cënon lirinë e shtypit! Hiqni kufizimet për gazetarët

UGSH kundër rregullores së re të GJKKO-së: Cënon lirinë e shtypit! Hiqni kufizimet për gazetarët

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar rishikimin e dispozitave që, sipas tij, kufizojnë punën e gazetarëve dhe cenojnë lirinë e medias. Në një deklaratë publike, UGSH shprehet se rregullorja dhe komentari shoqërues i saj vendosin procedura burokratike, kufizime për praninë e gazetarëve në ambientet e gjykatës, si edhe rregulla të reja për regjistrimet dhe raportimin mediatik. Sipas Unionit, këto masa bien ndesh me Kushtetutën dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe parimin e gjykimeve publike. UGSH ngre shqetësimin se kërkesa për autorizim paraprak e kthen të drejtën e medias për të raportuar në një leje...