U thith nga dritarja e avionit, gruaja e pasagjerit serb tregon si i shpëtoi jetën një shqiptar: I jemi mirënjohës
Pasagjeri serb Ljubisa Karovic ka rrëfyer për “The Guardian” përvojën dramatike që përjetoi gjatë një fluturimi nga Greqia drejt Gjermanisë, kur një dritare e avionit u dëmtua, duke shkaktuar humbje të presionit në kabinë. 61-vjeçari tregon se gjithçka nisi me një shpërthim të fortë që e zgjoi nga gjumi, përpara se të thithej pjesërisht nga dritarja e avionit, ndërsa mbeti i lidhur me rripin e sigurimit. Ai beson se ishte pikërisht rripi i sigurimit që i shpëtoi jetën. “Jam me fat. Nuk mbaj mend shumë dhe koka dhe qafa më dhembin ende, por jam ende gjallë. Mund të ketë qenë rripi i sigurimit, fakti që isha ende i lidhur. Por ndoshta është fati. Unë besoj në Zot dhe e falënderoj atë çdo ditë”, tha ai....
Burimi:
gijotina.com