U rrëzua në mal teksa ruante bagëtitë, burri transportohet drejt Traumës në Tiranë
Një incident i rëndë është shkaktuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, ku një i moshuar dyshohet se është rrëzuar duke ruajtur bagëtitë në mal dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar. Sipas informacioneve paraprake, shërbimet e policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore mundësuan transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më vonë është bërë transportimi i tij në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Njoftimi i policisë: “LezhëShërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë një të moshuari të dëmtuar në zonë malore.Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e...
Burimi:
ntv.al