U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës/ I moshuari transportohet në spitalin e Traumës

U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës/ I moshuari transportohet në spitalin e Traumës

Një i moshuar është shpëtuar këtë të shtunë nga policia e Lezhës pasi i erdhën në ndihmë në një zonë malore. I moshuari mësohet se është rrëzuar teksa po ruante bagëtitë në zonën malore pranë kalasë së qytetit dhe kishte marrë dëmtime. Ai ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe për shkak të gjendjes së tij është dërguar në spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar. Policia gjithashtu ka ndarë pamje nga momenti i transportimit të 71-vjeçarit nga zona malore. ‘Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë një të moshuari të dëmtuar në zonë malore. Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi...