U rrëmbye në ujëra ndërkombëtare nga ushtria izraelite, aktivisti Baki Goxhaj: Edhe mjekët na shihnin si armiq!

U rrëmbye në ujëra ndërkombëtare nga ushtria izraelite, aktivisti Baki Goxhaj: Edhe mjekët na shihnin si armiq!

Aktivisti Baki Goxhaj, i cili u ndalua nga autoritetet izraelite pas interceptimit të flotiljes “Global Sumud” në ujëra ndërkombëtare, ka rrëfyer në podcastin “Apostrof” me Bjorn Runën detaje nga trajtimi që, sipas tij, aktivistët përjetuan gjatë ndalimit dhe paraburgimit në Izrael. Sipas Goxhajt, sjellja e forcave izraelite ka qenë e dhunshme që nga momenti i parë i kontaktit me aktivistët. “Sjelljet kanë qenë brutale që nga fillimi. I vetmi vend ku nuk na kanë prekur me dorë ka qenë momenti kur na hoqën prangat në autobus dhe zbritëm për të hyrë në aeroport,” tha ai. Goxhaj tregoi se gjatë gjithë transportimit dhe ndalimit, kontakti fizik me forcë ishte i vazhdueshëm. “Në çdo rast tjetër minimumi ka qenë kapja nga qafa, ulja e kokës poshtë, transportimi...