“U rizgjua shoqëria, u vra frika e protestës”/ Aktivisti, Tepelena: Deri para një muaji Rama ishte një ‘BabaZot’, sot..
Aktivisti Andi Tepelena theksoi se protestat kundër qeverisë kanë sjellë ndryshime në klimën politike dhe se në shtator pritet një zgjerim i kësaj lëvizjeje. Në një intervistë televizive, Tepelena, pjesë e grupit organizator të protestave, u shpreh se një nga arritjet kryesore të revoltës 43-ditore është thyerja e frikës për të dalë në shesh. Sipas tij, fakti që qytetarë me bindje të ndryshme politike po marrin pjesë në protesta dhe jehona ndërkombëtare kanë ndikuar në ndryshimin e perceptimit publik ndaj qeverisë. Aktivisti shtoi se Rama nuk është më një “Baba Zot” pasi është diskretituar në sy të qytetarëve. “Sa i përket arritjeve të protestës, u vra frika e protestës, pak kohë më parë nuk protestohej për asgjë. U rizgjua shoqëria. Deri para një muaji të...
Burimi:
sot.com.al