U nominua nga Trump si kandidat për ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt merr aprovimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat
I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt ka marrë merr mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë. Nominimi për Shqipërinë kaloi me votim 19 pro dhe 3 kundër. Mbledhja ku u shqyrtuan emërimet për ambasadorë u drejtua nga Jim Risch. Mes nominimeve u miratuan edhe ambasadorët e propozuar për Tanzaninë, Australinë, Norvegjinë, Korenë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv