U mor peng nga ish-partneri, rrëfehet polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur!
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj ka rrëfyer momentet e negociatave me autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vidhishtë të Roskovecit, Refit Buzin, për lirimin e ish të fejuarës, Rozalinda Plaka. “Kemi qenë në komunikime të vazhdueshme për disa orë me autorin deri në momentin që autori është bindur dhe ka kërkuar që unë personalisht të afrohem në vendin ku ai ndodhej së bashku me pengun. Ka qenë zgjedhja e tij nga negociatat që janë bërë për rreth dy orë, nga momenti që autori është kontaktuar”, tha Koroveshaj. Koroveshaj tregon se ka qenë zgjedhja e autorit që pranë automjetit të afrohej pikërisht shefi i stacionit policor duke iu përgjigjur kërkesave të tij, të mos...
Burimi:
sot.com.al