U mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin
Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, përmes të cilit ka shënjestruar kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari. Maliqi shprehet se edhe Hajdari, sikurse kolegu i tij në Divjakë, do të përballet me drejtësinë kur “të bjerë nga karrigia”, sepse sipas tij, “po re nga fiku të gjithë të shesin”. “Po ti, Hajdar, që miratove leje për ndërtim ujësjellësi mbi 4 milionë euro në tokë të Gramshit dhe jo të Kuçoves, pa leje mjedisi, në zonë të mbrojtur? Po për 10 kallëzime të tjera të rënda? Disa po i mbyll, sepse ke oligarkë, firma ndërtimi e politikanë që të mbrojnë, se kanë interesa të të keqpërdorin dhe të të shfrytëzojnë.”, shkruan Maliqi....
Burimi:
gijotina.com