Mbyllet protesta e 66-të kundër qeverisë Rama, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mbyllet protesta e 66-të kundër qeverisë Rama, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Është mbyllur protesta e 66-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta e sotme përfundoi pas disa orësh proteste, ku qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Protestuesit kërkuan jo vetëm ndryshim politik, por edhe llogaridhënie për çështjet shqetësuese, duke bërë thirrje për hetime nga SPAK dhe zbardhjen e rasteve të abuzimit me pushtetin. Gjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe mesazhe politike për largimin e kryeministrit Rama. Organizatorët deklaruan se kërkesa e tyre për dorëheqjen e kryeministrit mbetet e panegociueshme dhe se aksioni qytetar do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.