‘KOHA PËR LLOGARIDHËNIE’/ Tjetër mesazh simbolik për Edi Ramën nga protestuesit në ditën e 66-të
Në ditën e 66-të të protestës së përditshme para Kryeministrisë, qytetarët kanë përcjellë një tjetër mesazh simbolik drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar përgjegjësi për qeverisjen e tij. Në sheshin e protestës është vendosur me shkronja të mëdha dhe bojë të bardhë mesazhi: “KOHA PËR LLOGARIDHËNIE!”, si një thirrje për transparencë dhe përgjegjësi politike. Ky mesazh vjen në vijim të kërkesës së vazhdueshme të protestuesve për dorëheqjen e Edi Ramës dhe për mbajtjen e përgjegjësisë nga drejtuesit e lartë të qeverisë për çështjet e ngritura prej tyre gjatë protestës maratonë.
Burimi:
syri.net