Britania e Madhe do të lirojë para kohe rreth 5 mijë të burgosur

Britania e Madhe do të lirojë para kohe rreth 5 mijë të burgosur

Qeveria britanike ka vendosur të lirojë para kohe rreth 5 mijë të burgosur në Angli dhe Uells gjatë 10 muajve të ardhshëm, në përpjekje për të zbutur mbipopullimin e burgjeve dhe për të shmangur kolapsin e sistemit penitenciar. Fillimisht ishte planifikuar që rreth 6 mijë të dënuar të përfitonin nga skema duke nisur nga shtatori, por pas ndërhyrjes së kryeministrit Andy Burnham, rreth 1.000 persona të dënuar për përdhunim, krime të rënda seksuale ndaj fëmijëve dhe abuzim seksual me të mitur u përjashtuan nga programi. Ministri britanik i Drejtësisë, Alex Norris, deklaroi se do të dëshironte që edhe më shumë kategori të përjashtoheshin, por paralajmëroi se një veprim i tillë do ta çonte sistemin e burgjeve drejt kolapsit për shkak të mungesës së kapaciteteve. Sipas...