Tritol banesës 2-katëshe në Rrilë të Lezhës, raportohet vetëm për dëme materiale
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Rrilë të Lezhës. Lënda plasëse është vendosur në derën e një banese 2-katëshe në pronësi të shtetasit, Mirash Mirashit. Në momentin e shpërthimit çifti i bashkëshortëve kanë qenë brenda shtëpisë, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv