Trafik ndërkombëtar të kokainës, GJKKO urdhëron konfiskimin e pasurive e 5 anëtarëve të grupit kriminal
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e 21 pasurive në favor të shtetit, duke pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kuadër të ligjit antimafia. Vendimi është dhënë këtë të mërkurë nga gjyqtarja Irena Gjoka, pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK-ut për konfiskimin e pasurive të Eridan Munoz Guerrero, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe disa personave të tretë. Sipas vendimit të GJKKO-së, në favor të shtetit kalojnë një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, mes tyre apartamente, njësi shërbimi, banesa me truall, automjete, rimorkio dhe llogari bankare. Në listën e pasurive të konfiskuara përfshihen: disa apartamente në pronësi të Deljana Nebiut, të blera në Vlorë dhe në qytete të tjera;njësi shërbimi...
Burimi:
sot.com.al