Tiranë/ Nuk riparonte automjetet e klientëve, madje tentonte t’i shiste, arrestohet pronari i servisit në Astir

Tiranë/ Nuk riparonte automjetet e klientëve, madje tentonte t’i shiste, arrestohet pronari i servisit në Astir

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Skema”, duke arrestuar pronarin e një servisi automjetesh në zonën e Astirit, i dyshuar për mashtrim ndaj klientëve. Në pranga ka rënë shtetasi Mirjan Hasa, 37 vjeç, pasi hetimet kanë dokumentuar 6 raste të veprimtarisë kriminale. Sipas policisë, ai dyshohet se ka marrë pagesa nga qytetarët për riparimin e automjeteve, por nuk ka kryer shërbimet e premtuara. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në disa raste 37-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i shesë automjetet që i ishin lënë në servis për riparim, pa dijeninë e pronarëve të tyre. Gjatë operacionit, nga ambientet e servisit janë sekuestruar 5 automjete, të cilat më pas iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre. Operacioni u zhvillua pas kallëzimeve të disa qytetarëve, të...