Thellohet tragjedia në Roskovec/ U qëllua me armë zjarri nga Refit Buzi, humb jetën edhe e moshuara

Thellohet tragjedia në Roskovec/ U qëllua me armë zjarri nga Refit Buzi, humb jetën edhe e moshuara

Thellohet tragjedia në Roskovec. 55-vjeçarja Belera Plaka nuk i mbijetoi plagëve pasi u qëllua me armë nga 35-vjeçari Refit Buzi, ish i fejuari i vajzës së saj. Më herët, ndërroi jetë bashkëshorti Kosta Plaka. 35-vjeçari Refit Buzi, autori i ngjarjes së rëndë, vrau me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë. Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.