Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë
Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Himarës, pasi dyshohet se hynë me dhunë në banesën e një 70-vjeçari në fshatin Borsh, të cilin e kanosën me një imitues arme zjarri, me qëllim grabitjen e një shume parash. Sipas hetimeve, autorët e dyshuar kishin mbajtur nën vëzhgim banesën e të moshuarit për dy ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të realizuar planin e tyre kriminal. Njëri prej të arrestuarve rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për vepra penale në fushën e narkotikëve. Njoftimi Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një 70-vjeçari, se më datë 12.07.2026, në fshatin Borsh, 3 shtetas kishin hyrë në banesën e...
Burimi:
gijotina.com