Revolta nuk ndalet/ Për afro tre muaj qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Populli jemi ne dhe jo hajdutët dhe të korruptuarit
Qytetarët do të mblidhen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë të mërkurë për të zhvilluar protestën e 88-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Sikurse ditët e tjera, ata do të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe vijojnë më pas drejt Kryeministrisë, aty ku për kaq shumë ditë i janë drejtuar kryeministrit me thirrjet që të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një qeveri tranzitore. Edhe një ditë më parë ata përsëritën kërkesat e tyre të panegociueshme kundrejt qeverisë. Qytetarët kërkojnë përveç dorëheqjes, edhe arrestimin e Ramës, të Berishës dhe Belinda Ballukut. Gjatë protestët së djeshme, qytetarët u shprehën se popullin nuk e përfaqësojnë nje grup hajdutësh dhe të korruptuarish që drejtojnë këtë vend, por rinia dhe të gjithë shqiptarët që...
Burimi:
gijotina.com