Tentuan të eliminonin me eksploziv një 57-vjeçar në Sarandë, policia identifikon autorët

Tentuan të eliminonin me eksploziv një 57-vjeçar në Sarandë, policia identifikon autorët

Policia e Sarandës ka zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur në fillim të muajit shkurt në Konispol, ku shënjestër ishte 57-vjeçari Mirash Gjikola. Pas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë, autoritetet kanë identifikuar dy persona si të dyshuar për ngjarjen dhe i kanë shpallur në kërkim. Gjykata e Sarandës ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” pasi akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Sipas hetimeve, dyshohet se autorët kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga 57-vjeçari, me qëllim eliminimin e tij fizik. Ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i...