Tejkaluan orarin e protestës dhe bllokuan qarkullimin në “Dëshmorët e Kombit”/ Policia procedon 9 persona
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas, të cilët dyshohet se kanë shkelur ligjin duke qëndruar në mënyrë të kundërligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të një tubimi të zhvilluar më 20 qershor 2026. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:00, pas përfundimit të protestës, personat e proceduar kanë vijuar qëndrimin në bulevard, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur qetësinë publike. Sipas Policisë, këta shtetas kanë tejkaluar orarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit dhe kanë zaptuar hapësirën publike duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard. Autoritetet bëjnë me dije se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga efektivët për lirimin e hapësirës dhe respektimin e dispozitave ligjore, personat në fjalë kanë refuzuar të largohen. Policia...
Burimi:
sot.com.al